KryesoreLajme

Procesi i rinumërimit të votave përmbyllet në 8 komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve, sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim për rinumërim.

Sipas njoftimit të KQZ-së, nga fillimi i këtij procesi, të martën më 13 janar 2026 në ora 18:00, e deri të mërkurën më 21 janar 2026 në ora 16:00, janë rinumëruar gjithsej 937 nga 2,557 vendvotime.

Lexo më shumë  Bahamasi heq vizat me Kosovën

Bazuar në këto të dhëna, KQZ njofton se procesi i rinumërimit është përmbyllur plotësisht në 8 komuna.

Po ashtu, KQZ ka bërë të ditur se rezultatet e rinumërimit publikohen në mënyrë të vazhdueshme në platformën zyrtare për rezultate zgjedhore.

“Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Kurti në takim me Kos: Progresi i Kosovës të vlerësohet me dhënien e statusit të vendit kandidat
YouTube player