Lajme

Takimi i Procesit të Berlinit, më 16 tetor do të zhvillohet në Tiranë

“Procesi i Berlinit vjen për herë të parë në rajon. Më saktë në Tiranë, më 16 tetor do të zhvillohet takimi i radhës i nivelit të lartë”, njoftoi sot Ambasada gjermane në Tiranë.

Qëllimi i Procesit të Berlinit është thellimi i integrimit rajonal dhe udhëheqja e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.

Kjo përfshin zhvillimin e infrastrukturës, ekonomisë, shkëmbimin rajonal e të rinjve, pajtimin dhe shkencën.

Lexo më shumë  Partia Social-demokrate e Austrisë ofron mbështetje të fuqishme për Vetëvendosjen në zgjedhjet e 9 shkurtit

Përmes krijimit të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), të rinjtë mësojnë më shumë për vendet fqinje dhe kuptojnë se kanë më shumë të përbashkëta sesa ndryshime.

Edhe nënshkrimi i marrëveshjes së roaming-ut është një sukses i Procesit të Berlinit: që nga ajo kohë, ju mund të lundroni pa pagesë në plazh në Mal të Zi dhe të telefononi në shtëpi – kjo vlen natyrisht edhe për të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Lexo më shumë  Konjufca: Pa pavarësi ekonomike, një shoqëri nuk mundet mu mburrë dhe s’ka barazi. Puna më e madhe na pret në ketë dimension, në luftimin e dhunës prej ambientit familjar në punë e në rrugë

Këto janë vetëm dy rezultate, nga të cilat vendet përfitojnë ndjeshëm dhe që përgatisin rajonin për anëtarësimin në BE.

Ndërsa përfitime të tjera janë: mundësi më të mira punësimi; krijimi i një tregu të integruar dhe konkurrues; udhëtim, studim dhe punësim pa kufizime në BP dhe rritje shtesë e PBB në BP me 6.7 %.

Rruga Press

YouTube player