KryesoreLajme

Problemi me energji elektrike, Kurti: Kemi kërkuar nga KOSTT dhe KEDS angazhim maksimal për zgjidhjen e problemit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se kanë pranuar shqetësime të shumta për furnizimin me energji elektrike.

Kurti pohoi se këto shqetësime i kanë përcjellë tek operatorët e rrjetit.

“Kemi pranuar shumë shqetësime për furnizime me energji elektrike në disa komuna të Kosovës. Këto shqetësime i kemi përcjellë vazhdimisht te operatorët e rrjetit, transmetues dhe shpërndarës KOSTT dhe KEDS dhe kemi kërkuar nga ta angazhim maksimal në disa drejtime për zgjidhjen e problemit të rrjetit”, u shpreh Kurti.

Lexo më shumë  Beqa: LDK-ja përveç që i ka manipuluar mbi 15 mijë vota me postë të diasporës, e ka dëmtuar përgjithmonë procesin zgjedhor dhe pjesmarrjen e diasporës në zgjedhjet në Kosovë

Po ashtu, ai kërkoi nga qytetarët se sikur edhe në dimrin paraprak, qytetarët të racionalizojnë konsumin, veçanërisht gjatë orës 18:00 deri në mesnatë, për furnizim më të mirë për gjithë vendin.

Ndryshe, një numër i madh I qytetarëve është përballur me reduktime të ashpra të rrymë, duke mos pasur energji elektrike me orë të gjata deri në 12 orë.

Lexo më shumë  Video/ Skandal në Europianin e Mundjes: Zyrtari rus fyen e shtyn kampionin shqiptar
YouTube player
sqhrenfrdeit