Problemet e arsimit, përgatitja e mësuesve dhe infrastruktura. Ekspertja: Pandemia i theksoi
Nëse në dy vitet e pandemisë së COVID 19 nxënësit lanë bankat e shkollës më pak të përgatitur për shkak të mësimit online, rënia e nivelit arsimor të gjimnazistëve ka nisur më herët dhe nuk ka vetëm një shkak.
Mësimi online mendon ekspertja e arsimit Valbona Nathanaili rriti fiktivitetin ndërkohë që nota mbizotëruese në dy lëndët bazë, matematikë dhe gjuhë shqipe – letërsi nuk e kaloi 6 dhe 7.
Tendencë thuajse e njëjtë vihet re tetë vitet e fundit.
Përgatitja e mësuesve sipas Nathanailit nuk është prioritet ndërsa ndryshimet në kurrikula nuk ecin paralel me zhvillimin e orës mësimore.
Por çfarë do ta rriste cilësinë sipas ekspertes së arsimit në një kohë më të shkurtër?
Raporti i Qendrës së Shërbimeve Arsimore publikuar pak ditë më parë tregoi një rënie të nivelit të gjimnazistëve me tre deri në katër nota në testet e maturës në raport me rezultatin vjetor. Me dhjetë në gjuhë shqipe dhe letërsi u vlerësuan 5% e maturantëve kundrejt 20% në gjuhë të huaj. Ndërsa në matematikë 5.7% e atyre që mbyllën gjimnazin vjet.
Rruga Press