KryesoreLajme

Probleme me grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë, situatë e rënduar në kryeqytet

Situata me mbeturina në Komunën e Prishtinës po vazhdon të jetë e rëndë, pasi edhe në vitin e kaluar kishte probleme me grumbullimin e tyre.

Madje, kishte edhe dilema për qytetarët se a duhet paguar mbeturinat Kompanisë “Pastrimi” apo komunës.

Por, në marrëveshjen e arritur mes kompanisë dhe komunës, u mor vendim që qytetarët të paguanin faturat tek këta të fundit.

Lexo më shumë  Marrëveshje rreth 800 milionë euro, Ukraina zgjeron bashkëpunimin ushtarak me Evropën

Mirëpo, edhe pas kësaj situate ka ankesa nga qytetarët që mbeturinat ka me javë që nuk mblidhen nga Kompania e Pastrimit, duke bërë që ato të kundërmojnë rëndë.

Grumbulli i tyre në masë të madhe nëpër lagje të ndryshe të kryeqytetit, ka shkaktuar edhe rrezik nga qentë endacak që në këtë kohë ngricash, është piketim i tyre për të gjetur ushqim.

Lexo më shumë  Shembje në aksin Skrapar-Përmet, asfalti “zbret” mbi një metër poshtë

Një zonë e rënduar mbetet edhe pjesa tek Muzeu i Kosovës, ku mbeturinat janë grumbulluar tash e disa ditë dhe vazhdojnë të sjellin probleme për qytetarët.

Rruga Press

YouTube player