Pritje të gjata në Merdar për të hyrë në Kosovë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se pritjet më të gjata në pikë kalimet kufitare janë në Merdar, si në hyrje për në Kosovë ashtu edhe për dalje nga Kosova.
Sipas QKMK-së, pritjet për të hyrë në Kosovë nga Merdari janë 90 minuta, derisa për të dalë janë 40 minuta.
Edhe në pikë kalimin kufitar te Dheu i Bardhë, udhëtarët po presin deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë, ndërkaq deri në 60 minuta për të dalë nga Kosova./koha/