Bota

Pritet që BE-ja të rrisë presionin ndaj Serbisë për lojën e dyfishtë me Putinin

Shtetet anëtare e Bashkimit Evropian nuk janë unanime për të penalizuar apo”ndëshkuar” Serbinë lidhur me mosrreshtimin e saj me sanksionet e Bashkimit Evropian për agresionin/luftën e Rusisë në Ukrainës. Burimet zyrtare të Bashkimit Evropian kanë bërë të ditur për ABC, se një shumicë e gjerë shtetet anëtare kanë një qëndrim gjithnjë e më të rreptë ndaj Serbisë për shkak se vendi nuk i bashkohet sanksioneve që vetë këto vende kanë aprovuar për Rusinë.

Këto burime rikujtojnë, se i kanë dhënë kohë të mjaftueshme Serbisë dhe i kanë ofruar disa shanse që prej periudhës para-zgjedhore në Serbi e deri tani për t’iu bashkuar sanksioneve të Bashkimi Evropian në politikën e jashtme të kësaj organizate.

Ndaj Serbisë do i kërkohet tashmë hapur të tregojë se çfarë vlerash ndan me Bashkimin Evropian dhe nëse është e gatshme që të ndjekë detyrimet e një shteti kandidat, që zhvillon aktualisht negociatat e anëtarësimit në BE.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kjo është dhe arsyeja kryesore, për të cilën, kjo temë do të preket në samitin Komunitetit Politik Europian, së 6 tetorit në Pragë, që ka si fokus kryesor politikën e jashtme, sigurinë dhe mbrojtjen e kontinentit europian, si dhe aspekte të tjera socio-ekonomike.

Por, Burimet zyrtare të BE-së kanë konfirmuar, se në gjirin e 27 shteteve anëtare të BE-së nuk ka ende unanimitet për këto një penalizim tê mundshëm.

Të tjera burime diplomatike të BE-së kanë shpjeguar për ABC, se shkaku kryesor është se fokusi kryesor i shteteve anëtare të Bashkimit Evropian përqëndrohet tashmë te kriza energjitike në Europë, që nxjerr si nevojë urgjente uljen e çmimit të faturave për konsumin e energjisë dhe gazit për qytetarët europianë, përmes disa opsioneve, për të cilat institucionet europiane dhe shtetet anëtare të BE-së kanë përplasje midis tyre dhe nuk po bien ende dakort.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Ndaj, për disa shtete anëtare, penalizimi i Serbisë në këtë moment nuk është prioritet. Por sipas të njëjta burimeve, kjo nuk do të thotë që presioni i Bashkimit Evropian nuk është në rritje ndaj Serbisë dhe gjithashtu vendi do t’a ketë shumë të vështirë rrugëtimin e saj në integrimin europian në rast se nuk i bashkohet sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.

Një shembull i presionit politik është edhe draft-rezoluta që propozohet nga eurodeputeti i grupimit socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian, Tonino Picula për të ndërprerë negociatat e anëtarësimit me Serbinë nëse vendi nuk u bashkohet sanksioneve të BE-së për Rusinë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *