BallinaBota

Priten zhvillime të reja në SHBA! Vjen njoftimi i rëndësishëm për Joe Biden

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden pritet të informohet sot (e hënë) për herë të parë, me raportin ditor të përgatitur nga komuniteti amerikan i zbulimit mbi çështje të sigurisë kombëtare ndërsa përgatitet të marrë detyrën në janar.
Zoti Biden dhe Nënpresidentja e zgjedhur Kamala Harris pritet gjithashtu të shpallin sot emrat e ekipit të tyre ekonomik.
Organizata të shumta mediatike, bazuar në informacione nga njerëz në dijeni të procesit, kanë njoftuar se Neera Tanden do të emërohet për të udhëhequr Zyrën e Buxhetit në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa ekonomistja Cecilia Rouse pritet të shërbejë si kryetare e Këshillit të Konsulentëve mbi Ekonominë.

Zoti Biden ka emëruar tashmë ish-Kryetaren e Rezervës Federale, Janet Yellen për postin e Sekretares së Thesarit dhe pritet të zgjedhë Wally Adeyemo-n për të shërbyer si zëvendësi kryesor i zonjës Yellen.

Të dielën, zoti Biden dhe zonja Harris njoftuan ekipin e tyre të komunikimit publik, i përbërë i gjithi nga gra.

“Komunikimi i drejtpërdrejt e me vërtetësi ndaj popullit amerikan është një nga detyrat më të rëndësishme të një presidenti dhe këtij ekipi do t’i besohet përgjegjësia e jashtëzakonshme e krijimit të lidhjes mes popullit amerikan me Shtëpinë e Bardhë”, tha zoti Biden në një deklaratë.

“Këta ekspertë të kualifikuar e me përvojë, do të sjellin qasje të ndryshme në punën e tyre dhe një angazhim të përbashkët për ndërtimin më mirë të këtij vendi”, shtoi ai.

Kate Bedingfield, e cila ka shërbyer si drejtore e komunikimit për fushatën Biden-Harris, u emërua për pozicionin e drejtoreshës së komunikimit në Shtëpinë e Bardhë.

“Do të jetë gjithashtu një nder të punoj së bashku me gratë të jashtëzakonshme me të cilat po marr këtë rol”, shkruante ajo në një postim në Twitter.

Zonja Bedingfield ka punuar më parë për zotin Biden kur ai ishte në detyrën e nënpresidentit në administratën Obama. Pili Tobar, e cila ka shërbyer si nëndrejtore e organizatës “America’s Voice”, një grup që përkrah reformën në sistemin e imigracionit, do të shërbejë si zëvendëse e saj.

Ashley Etienne, e cila ka shërbyer si drejtore e komunikimit për Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, u emërua për postin e drejtores së komunikimit për zonjën Harris.

Symone Sanders, e cila ka punuar për senatorin Bernie Sanders gjatë fushatës së tij presidenciale, do të shërbejë si këshilltare e lartë dhe zëdhënëse kryesore e shtypit për nënpresidenten.

Jen Psaki, e cila ka mbajtur disa pozicione që lidhen me çështje të komunikimit nën administratën Obama, është emëruar Sekretare e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë. Karine Jean-Pierre, e cila ka punuar për rrjetet televizive NBC dhe MSNBC si analiste politike, do të shërbejë si zëvendëse e saj.

Procesi i trancizionit për zotin Biden filloi zyrtarisht javën e kaluar pasi agjencia federale e njohu atë si fituesin e dukshëm të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, edhe pse Presidenti Donald Trump vazhdon përpjekjet e tij për ta zhbërë fitoren e tij në zgjedhje.

Zoti Biden ka emëruar një numër zyrtarësh që do të jenë pjesë e ekipit të tij, përfshirë drejtuesin e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Sekretarin e Shtetit dhe Sekretaren e Thesarit./voa

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

YouTube player