Priten edhe 3.185 pako të tjera nga votimi me postë për zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e të gjitha votave me postë që kanë arritur në Kosovë, pa përfshirë 3185 pakot që pritet të sillen sot.
Sipas rezultateve të përmbledhura të publikuara në faqen e KQZ-së Lëvizja Vetëvendosje ka arritur në 51.01%, me 57 ulëse në Kuvend. Pas Lëvizjes Vetëvendosje, radhitet Partia Demokratike e Kosovës me 20.24 përqind me 22 ulëse, pastaj Lidhja Demokratike me 13.26 përqind duke siguruar 15 ulëse, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5.50për qind të votave, me 5 ulëse në Kuvend.
“Ende nuk janë sjellë në Kosovë edhe 3,185 pako me fletëvotime, që janë tërhequr më 2 dhe 5 janar nga kutitë postare në Paris (1,962), Berlin (633), Hagë (61), Podgoricë (125) dhe Otavë (404)”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi të mërkurën.
Rruga Press

