Prishtinë – 108 mijë euro për ndërtimin e strehimores së qenve endacakë
Qentë endacakë janë një nga problemet permanente me të cilin po përballen qytetarë të komunës së Prishtinës.
Ndërtimi i një strehimoreje ka qenë në plan të fillojë në pjesën e parë të këtij viti, por që u shty për arsye financiare.
Komuna në fillim të këtij viti e nisi projektin për pika ushqyese për qentë endacak, por që nuk rezultoi shumë i suksesshëm pasi gati çdo ditë raportohet për sulme ndaj qytetarëve.
Komuna ka nënshkruar kontratë për ndërtimin e strehimores, e cila pritet të fillojë në vitin 2021.
Strehimorja pritet të ndërtohet në rrugën ‘Brigada’ në Hajvali të Prishtinës.
Për ndërtimin e kësaj strehimoreje, Komuna ka ndarë 150 mijë euro.
Tenderin për kryerje të këtyre punimeve e ka fituar “Gama Ing SH.P.K” i cili ofroi çmim prej 108 mijë euro.
Në konkurs kanë qenë gjashtë ofertues të pranuar.