Prishtina bëhet gati për festën e madhe, kampionet olimpike kthehen në atdhe
Për Kosovën, Lojërat Olimpike kanë përfunduar edhe pse eventi vijon. Sonte në Prishtinë dhe jo vetëm do të ketë festë të madhe pasi vajzat kampione që bënë krenarë të gjithë shqiptarët në botë do të kthehen në kryeqytet dhe për ta do të ketë një pritje sic u ka hije dy medalisteve të arta.
Qeveria e Kosovës ka përgatitur një festë të madhe, ceremoni zyrtare në mbrëmje dhe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në festën e organizuar për ta në qendër të Prishtinës.
“Pas triumfit historik në Tokio, vajzat e arta sonte kthehen në Kosovë. Ju ftojmë në festën e madhe të fitores, në ora 20:30, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë”, thuhet në një njoftim në faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës në Facebook.
Nuk diskutohet aspak pjesëmarrja e madhe e qytetarëve të Kosovës për të treguar sesa krenarë u ndjenë kur vajzat shqiptare ngritën lart emrin e Kosovës në Olimpiadën e Tokyos.
Rruga Press