KryesoreLajme

Prioritetet e qeverisë së ardhshme, temë e takimit të Kurtit me dy ambasadorë të huaj

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi dje një takim të përbashkët me ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Çështjet aktuale, përmbyllja e procesit zgjedhor të 28 dhjetorit dhe formimi i institucioneve në vijim, prioritetet e qeverisë së ardhshme dhe bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, ishin ndër temat kryesore të këtij diskutimi të përbashkët.

Lexo më shumë  Nagavci: Ky është buxheti më i madh që ka pasur Republika e Kosovës

Në takim kryeministri theksoi përkushtimin ndaj sundimit të ligjit gjithandej Kosovës pa diskriminim e privilegje për të gjithë qytetarët dhe komunitetet, rritjen e vazhdueshme ekonomike dhe progresin shoqëror e avancimin demokratik, si edhe angazhimin për paqe e siguri me rend publik dhe kufij të mbrojtur dhe integrimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Kurti: Çmimi tavan për produktet bazë do të rikthehet në Kuvend