Bota

‘Princi i errësirës’ i futet botës së kriptovalutës, nxjerr monedhën e tij unike

SHBA – Këngëtari amerikan me famë botërore Ozzy Osbourne i njohur si “Princi i errësirës’ ka njoftuar se do t’i futet botës së kriptovalutëm me koleksionin e ardhshëm të kriptomonedhave  (tokenet e pandryshueshme) me koleksionin e ardhshëm ‘Cryptobatz’.

Sipas Rolling Stones, “Princi i errësirës” do të zbulojë 9,666 “lakuriq nate”, siç ka zgjedhur të identifikohet edhe vetë ai që pas një incidenti kur gjatë një shfaqjeje të vitit 1982 në Des Moines, Ioëa një lakuriq nate e kafshoi në kokë.  I krijuar nga vetë Osbourne, koleksioni i ri do të jetë i disponueshëm për t’u blerë muajin e ardhshëm dhe sjell një veçori inovative të parë botërore në tregun e kriptos.

Lexo më shumë  Grevat mbarëkombëtare paralizojnë transportin publik në të gjithë Gjermaninë

Çdo Cryptobat do t’u japë koleksionistëve një mundësi unike për të përfituar një kriptomonedhë, që do të lejojë blerjen e tyre të “kafshojë” dhe të ndryshojë në një tjetër monedhë nga portofoli i tyre dixhital. I njohur si ‘MutantBatz’, veçoria pioniere do t’i lejojë më pas pronarët të kombinojnë atributet e dy projekteve të veçanta, duke e bërë ‘MutantBatz’ një ofertë të rrallë për koleksionistët.

Deri më tani, klube si Bored Ape Yacht Club, SupDucks, Cryptotoadz dhe një emër i katërt misterioz janë bashkuar të gjithë nismës si pjesë e projektit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *