Bota

Prigozhini i mercenarëve Wagner fajëson mungesën e municioneve për numrin e madh të vdèkjèvè

Shefi i mercenarëve rus, Yevgeny Prigozhin ka postuar një imazh të trupave të tij të vdekur në Ukrainë, duke fajësuar shefat e ushtrisë për vdekjen e tyre dhe duke u kërkuar rusëve të zakonshëm që të ndihmojnë grupin e tij.

Prigozhini ishte nisur tashmë në një tirade të martën, duke akuzuar ministrin e mbrojtjes dhe shefin e shtabit se po përpiqeshin të shkatërronin mercenarët e tij Wagner duke i privuar nga municioni.

Wagner-ët kanë qenë shumë të përfshirë në rrethimin e Bakhmutit në lindje të Ukrainës.

Ministria e Mbrojtjes ruse i mohoi pretendimet e tij.

“Të gjitha deklaratat e supozuara të bëra nga njësitë e sulmit për mungesën e predhave janë absolutisht të pavërteta,”, tha ministria ruse, pa përmendur as Prigozhinin dhe as grupin Wagner.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Duke e përshkruar armatimin e grupeve mercenare si prioritet, ministria ruse renditi 1,660 raketa, 10,171 fishekë artilerie dhe mortaja dhe 980 fishekë tankesh që ishin furnizim, nga e shtuna e 18 shkurtit deri të hënën pasardhëse.

Prigozhini, i cili themeloi Wagnerin, për vite me radhë kishte lidhje të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin, por lufta në Ukrainë ka shkaktuar një rivalitet gjithnjë e më të ashpër midis mercenarëve dhe ushtrisë së rregullt. Analistët e luftës besojnë se ai nuk e ka më veshin e presidentit.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Grupet mercenare si Wagner supozohet se janë të paligjshme në Rusi, por Prigozhini jo vetëm që e ka regjistruar atë si kompani, por është filmuar vitin e kaluar duke rekrutuar hapur trupa për luftën nga burgjet e Rusisë.

Muajin e kaluar grupi Wagner pretendoi fitoren në qytetin lindor Soledar, vetëm që ministria e mbrojtjes të thoshte më vonë se e kishin ata kontrollin mbi qytetin.

Lufta për qytetin Bakhmut ka vazhduar për më shumë se gjashtë muaj dhe është bërë fokusi kryesor i ofensivës ruse në lindje. Besohet se fushata e kësaj ofenzive ka kushtuar mijëra jetë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *