Prezenca e “Wagner” detyron Lituaninë të mbyllë dy pika kufitare me Bjellorusinë
Prania e Wagner ka detyruar Lituaninë të mbyllë dy nga gjashtë pikat e saj kufitare me Bjellorusinë për shkak të shqetësimeve nga prania e mercenarëve rusë. Lajmi u bë me dije nga zëvendësministri i Brendshëm lituanez, Arnoldas Abramavicius.
“Ne po përgatisim vendimin për mbylljen e dy pikave të kontrollit”.Zëvendësministri i Brendshëm lituanez, Arnoldas Abramavicius
Zëvendësministri theksoi se aktualisht janë gjashtë pika kontrolli mes dy vendeve. Dy vendkalimet e konsideruara për mbyllje janë Sumskas dhe Tverecius, njoftojnë mediat e huaja.
Bjellorusia, një aleate e Moskës, mirëpriti mercenarët e Wagner-it pas rebelimit të tyre jetëshkurtër kundër udhëheqjes ushtarake ruse. Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s, Lituanisë dhe Polonisë vlerësuan këtë javë se rreth 4,000 mercenarë të saj ndodhen në tokën bjelloruse.
Rruga Press