Lajme

Presidentja Vjosa Osmani dekoron Majlinda Kelmendin me çmimin e heroinës Shotë Galica

Me rastin e përfundimit të karrierës së saj të lavdishme presidentja Vjosa Osmani ka dekoruar sot në një ceremoni shtetërore xhudisten Majlinda Kelmendi me çmimin e heroinës Shotë Galica.

Me këtë rast e para e vendit e vlerësoi lart xhudisten nga Peja duke thënë se ajo është simbol i shpirtit luftarak.

“Majlinda është krenaria e vendit tonë. Ajo ka sfiduar sportin e xhudos duke fituar çdo gjë që mund të fitohet. Falë përkushtimit të saj, flamuri i Kosovës valoi në shumë vende të botës. Ajo është shumë më shumë se sa çmimet që i fitoi. Ajo është simbol i kurajës dhe shpirtit luftarak”, tha Osmani.

Lexo më shumë  Bankat komerciale në Kosovë shënojnë rekord të të hyrave në vitin 2024

Ajo shtoi se Kelmendi iu përkushtua Kosovës duke refuzuar oferta të shumta nga vendet e ndryshme të botës.

“Majlinda nuk u josh nga ofertat e shteteve të shumta, por i qëndroi besnike shtetit të saj Kosovës. Së bashku me trajnerin Driton Kuka, ajo e bëri një punë të jashtëzakonshme duke prezantuar vendin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Osmani.

Lexo më shumë  Reagon Lëvizja VETËVENDOSJE: PZAP ndërron afatet që t’i ikën vendimit për rivotimin me postë

Ndryshe, Majlinda Kelmendi tashmë ka nisur punën e saj si trajnere e gjeneratave të reja në xhudo.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *