Lajme

Presidentja Osmani uron zgjedhjen e Mark Rutte për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar kryeministri i Holandës, Mark Rutte, i cili sot u konfirmua zyrtarisht si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-së.

Osmani në një postim në platformën X, vlerësoi lartë përvojën, lidershipin dhe njohuritë e tij, që sipas saj, do të jenë me vlerë shumë të çmueshme për Aleancën.

“Urime mikut tonë të dashur Mark Rutte që u zgjodh si sekretar i përgjithshëm. Përvoja, lidershipi dhe njohuritë e tij do të jenë me vlerë shumë të çmueshme për Aleancën!

Lexo më shumë  Komandanti i FSK-së pret në takim Zëvendës Agjutantin e Gardës Kombëtare të Ajovës së SHBA

Gjatë viteve, ne kemi punuar së bashku për shumë çështje të rëndësishme dhe nuk kam dyshim se bashkëpunimi ynë i fortë do të vazhdojë derisa ai të marrë këtë përgjegjësi të re. Mezi pres të punojmë së bashku për të avancuar anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe të punojmë drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në të gjithë kontinentin tonë dhe më gjerë”, ka shkruar presidentja Osmani në X.

Lexo më shumë  Kurti: Zhvilluam takime të shumta bilaterale në Mynih, me fokus sigurinë dhe rritjen e investimeve në mbrojtje

Sot, Këshilli i Atlantikut të Veriut vendosi të emërojë kryeministrin holandez në këtë pozitë, i cili do ta pasojë Jens Stoltenbergun, që qëndroi në krye të Aleancës për 10 vjet. Mark Rutte pritet ta merr detyrën më 1 tetor 2024.

Rruga Press

YouTube player