KryesoreLajme

Presidentja Osmani uron Shqipërinë për hapjen e kapitujve për anëtarësim në BE

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitujve të anëtarësimit në BE, duke e cilësuar si moment historik.

“Urime Shqipërisë për arritjen e një momenti historik të madh në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE!”, ka shkruar Osmani në platformen “X”.

Osmani ka thënë se  hapja e kapitujve të anëtarësimit në BE e sjell Shqipërinë një hap më pranë një të ardhmeje më të ndritshme dhe më të begatë për të gjithë qytetarët e saj.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

“Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera demokratike në rajonin tonë duhet të vazhdojnë të përparojnë në rrugët e tyre drejt BE-së, e cila është thelbësore për sigurimin e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm – jo vetëm për rajonin, por për të gjithë Evropën”, ka shkruar Osmani.

YouTube player