Bota

Presidentja Osmani uron Pavarësinë e Ukrainës: Shpirti i ukrainasve mbetet i pathyer

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Ukrainën për Ditën e Pavarësisë.

Ajo ka shkruar se zemra e një kombi rreh brenda popullit të tij dhe në mes të hijeve të një lufte gjenocidale, shpirti i ukrainasve mbetet i pathyer.

“Zemra e një kombi rreh brenda popullit të tij dhe në mes të hijeve të një lufte gjenocidale, shpirti i ukrainasve mbetet i pathyer. Nga një tokë e forcës, demokracisë dhe shpresës në tjetrën, i urojmë popullit të guximshëm të Ukrainës Gëzuar Ditën e Pavarësisë”, ka shkruar Osmani.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Ukraina sot shënon 32-vjetorin e pavarësisë nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Po këtë ditë bëhen mbi 1 vite prej kur Rusia ka nisur sulmin e paprovokuar ndaj Ukrainës.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona, janë zhvendosur miliona të tjerë dhe dëmet materiale sa shkojnë e rriten.

Rruga Press

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar
YouTube player