Lajme

Presidentja  Osmani uron 7 Marsin: Mësuesit janë garancia për cilësinë dhe formimin e brezave të ardhshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar 7 Marsin, festën e Mësuesit duke thënë se 137 vite më parë me ndërtimin e mësonjtores së parë shqipe u vu guri themeltar i arsimit shqip.

Presidentja Osmani tha se investimi në arsim është jetik për mirëqenien shoqërore dhe shtetërore. Shkolla dhe mësuesit luajnë një rol vendimtar për një shoqëri të përparuar dhe shtet të zhvilluar.

Lexo më shumë  Shqipëria e treta në renditje për emigracionin. 37 mijë shqiptarë emigruan drejt SHBA-së në 9 vite! Në 2023 të tretët pas Rusisë dhe Ukrainës

“Sa më shumë investime në arsim, më shumë do ta nderojmë përkushtimin e palodhur të mësuesve tanë

Mësuesit janë garancia për cilësinë dhe formimin e brezave të ardhshëm.

Të dashura mësuese, të dashur mësues, urime 7 Marsi!”, thuhet ne njoftimin e Presidencës.

Rruga Press

YouTube player