Presidentja Osmani udhëton për në Tiranë, merr pjesë në Samitin III për Diasporë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar për në Tiranë ku do të marrë pjesë në Samitin III për Diasporë.
“Në këtë Samit, pritet të marrin pjesë liderë institucionesh, partish politike, studiues dhe historian nga gjithë hapësira shqiptare, duke përfshirë edhe përfaqësues dhe figura të njohura të komunitetit arbëresh”, thuhet në njoftim.
Presidentja Osmani në Samitin III për Diasporën, do t`i adresohet të pranishmëve me një fjalim.
Samiti III për Diasporën do t`i zhvillojë punimet më 22-23 nëntor.
Rruga Press