KryesoreLajme

Presidentja Osmani udhëton për në El Salvador, do të zhvillojë takime bilaterale me udhëheqës shtetëror

Vizita e presidentes së vendit, Vjosa Osmani, e cila është e para që viziton zyrtarisht këtë shtet dhe bëhet me ftesë të presidentit të Republikës së El Salvadorit, Nayib Bukele.

Bëhet e ditur se presidentja Osmani do të marrë pjesë në Inaugurimin e Presidentit të ri-zgjedhur Nayib Bukele. Gjatë qëndrimit në San Salvador, Osmani do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me udhëheqës shtetëror të El Salvadorit, duke filluar me Presidentin Bukele.

Lexo më shumë  Kurti në Ferizaj: Nga Amerika po blejmë raketa dhe do të blejmë edhe helikopterë

“Fokusi i këtyre takimeve do të jetë forcimi i marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimit ndërshtetëror si dhe forcimi i aleancave ekzistuese dhe krijimi i aleancave të reja me shtete në rajonin e Amerikës Latine”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Presidencës.

Gjithashtu bëhet e duitur se presidentja po do të zhvillojë një sërë takimesh të tjera bilaterale me përfaqësues të shteteve të tjera, me qëllim të forcimit të pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, si dhe avancimit të bashkëpunimit bilateral në fusha të interesit të përbashkët.

Lexo më shumë  Kurti në Gjilan: 500 mijë zemrat sjellin jo vetem Kuvend të ri dhe Qeveri të re, por edhe Prokurori të re, që i ndjek kriminelët e të gjitha ngjyrave

Rruga Press

YouTube player