Presidentja Osmani takon kryeministrin e Holandës, diskutojnë për forcimin e partneritetit mes dy shteteve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka takuar dje kryeministrin e ri të Holandës, Dick Schoof.
“Diskutim përmbajtjesor me kryeministrin e ri të Holandës, Dick Schoof, për forcimin e partneritetit midis Kosovës dhe Holandës, si dhe për rëndësinë e avancimit të rrugës së Kosovës drejt institucioneve euroatlantike dhe anëtarësimit në organizata të tjera ndërkombëtare”, ka thënë presidentja Osmani, njofton zyra për informim e Presidencës.

Rruga Press