KryesoreLajme

Presidentja Osmani takon kryeministren e Islandës, diskutojnë për projekte të përbashkëta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë takimit me kryeministren e Islandës, Kristrun Frostadottir, shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Islanda i ka dhënë Kosovës në forcimin e pozitës ndërkombëtare, duke përfshirë procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Gjatë bisedës u diskutuan gjithashtu projekte me interes të ndërsjellë dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Lexo më shumë  Eksperti i sigurisë nga Instituti “Octopus”: Serbia kërcënon sërish, BE-ja duhet të reagojë

“Në takimin me Kryeministren e Islandës, Kristrún Frostadóttir, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur që Islanda i ka dhënë Kosovës në forcimin e pozitës sonë ndërkombëtare, në veçanti për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Biseduam gjithashtu për projekte me interes të ndërsjellë dhe për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Lexo më shumë  Haxhiu: Vetëm një kandidat për president, duhen dy për të ftuar seancën
YouTube player