KryesoreLajme

Presidentja Osmani: Sllovenia, mbështetëse e fortë e së ardhmes sonë euroatlantike

Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar Slloveninë për ditën shtetërore. 

Në urimin e saj, Osmani ka thënë se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e fortë të Sllovenisë ndaj të ardhmes euroatlantike të vendit.

“Sot, ne bashkohemi për të festuar arritjet tuaja të jashtëzakonshme ndër vite. Populli i Kosovës është mirënjohës për aleancën tonë të gjatë dhe për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Sllovenisë për të ardhmen tonë euroatlantike”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

Lexo më shumë  47 miliard lekë oligarkëve për 10 ditë. Qeveria Rama hap thesin zgjedhor

Më 25 qershor Sllovenia feston ditën e saj kombëtare që njihet edhe si Dita e Shtetësisë. Kjo ditë përkujton shpalljen e pavarësisë së vendit nga Jugosllavia më 1991.

Rruga Press

YouTube player