Lajme

Presidentja Osmani përkujton 25 – vjetorin e masakrës në shtëpinë e familjes Vejsa në Gjakovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 25 – vjetorin e masakrës së kryer nga forcat serbe në shtëpinë e familjes Vejsa në Gjakovë.

“Emrat e fëmijëve dhe grave martire të familjeve: Vejsa, Caka, Haxhiavdija, Nuqi, Hoxha dhe Gashi nga Gjakova, janë kujtim i përhershëm dhe dëshmojnë rrugën e vështirë të aspiratave tona për liri e shtet”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Në njoftim thuhet se 25 – vjet më parë, regjimi gjenocidal serb, egërsinë e ka manifestuar kur vrau e pastaj dogji në bodrumin e shtëpisë së familjes Vejsa anëtarët e këtyre familjeve nga mosha 2 e deri në atë 75 vjeçe.

“Djegia e fëmijëve të Kosovës për së gjalli është e vërteta e Serbisë, e cila edhe sot vazhdon t’i mbrojë kriminelët që kryen këto krime makabre me qëllim të qartë gjenocidal. Duke mbajtur gjallë kujtimin për ta, do ta vazhdojmë betejën për drejtësi”, thuhet tutje në njoftim.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Osmani e ka përkujtuar këtë masakër duke u shprehur se qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri.

Rruga Press

YouTube player