Lajme

Presidentja Osmani përkujton 23-vjetorin e masakrës në Studime të Vushtrrisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka përkujtuar 23 vjetorin e masakrës në Studime të Vushtrrisë, ku tha se Serbia ka kryer gjenocid mizor në fëmijë, gra shtatëzëna e të moshuar.

Përmes një njoftimi thuhet se gjenocidi i kryer tregon qartë për një krim monstruoz dhe sipas saj ende askush nuk është vënë para drejtësisë.

Lexo më shumë  Kaos në Parlamentin e Serbisë, rrahje e hedhje vezësh – nuk mungojnë as grushtat e tymueset

“Më 2 maj 1999, forcat e regjimit gjenocidal serb brenda dy orësh pushkatuan 116 civilë, në mesin e të cilëve djem, burra, gra, fëmijë dhe një nënë shtatzënë. Që nga fëmija 5-vjeçar, nëna shtatzënë e deri te më i moshuari, u vranë mizorisht nga regjimi gjenocidal serb brenda dy orësh. Kjo tregon qartazi për një krim monstruoz të planifikuar dhe për të cilin fatkeqësisht ende askush nuk është vënë para drejtësisë. Kjo është ndër masakrat më të tmerrshme në Kosovë. Nderimi për të rënët është obligim i yni, krahas angazhimit që autorët e krimit të vihen para drejtësisë”, ka theksuar Osmani. 

Lexo më shumë  Nis seanca e shqyrtimit për spiunazh në shërbim të BIA-s serbi e në dëm të Kosovës ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *