KryesoreLajme

Presidentja Osmani për masakrën e Stagovës: Nuk do të ndalemi në angazhimin për vendosjen e drejtësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përkujtuar 25-vjetorin e masakrës së Stagovës.

“25-vjet më parë forcat paramilitare të regjimit gjenocidal të Serbisë, në fshatin Stagovë të Kaçanikut vranë 13 banorë të fshatit”, ka thënë Osmani, njofton Presidenca.

Në këtë ofensivë barbare, forcat kriminale kanë shkatërruar 90 shtëpi nga 180 sa kishte fshati atëkohë.

“Ende askush nuk është dënuar për këtë krim makabër, ndaj nuk do të ndalemi në angazhimin për vendosjen e drejtësisë dhe për të pasur kuptim liria jonë”, ka thënë Osmani.

Lexo më shumë  KOSTT-i me tabelë identifikuese në nënstacionin në Vallaç të Zveçanit, javët e ardhshme intensifikohet puna në të

Presidentja e vendit është shprehur se qoftë i përhershëm kujtimi dhe nderimi për të gjithë të rënët për liri.

Sot janë bërë 25 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut. Kjo ditë, pos që solli dhimbje të pashërueshme për banorët e këtushëm, kjo datë do të mbahet në mend edhe për shkatërrimet, djegiet dhe vrasjen e bagëtive.

Nga 180 shtëpi sa kishte ky fshat më 20 maj, të nesërmen ushtria dhe policia serbe, dogjën dhe shkatërruan mbi 50 për qind të tyre, apo përkthyer në numra mbi 90 shtëpi.

Lexo më shumë  Plenkoviq e Maqedonci, bisedojnë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes

Pra këto fakte flasin qartësisht për qëllimet e regjimit serbë të Millosheviçit, që ishte jo vetëm zhdukja fizike, por edhe ajo materiale e qenies shqiptare, që përkufizohet si qëllim gjenocidal ndaj shqiptarëve të Kosovës.

YouTube player