Presidentja Osmani mirëpret ambasadorin e ri amerikan Jeff Hovenier
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier është pritur në Prishtinë nga presidentja Vjosa Osmani. Mediat vendase raportojnë se Osmani u shpreh e kënaqur për ta mirëpritur në Kosovë ambasadorin e ri, duke e siguruar se “nuk do të gjeni asnjëherë aleat më të përkushtuar dhe më besnik sesa Republika e Kosovës”.
‘Kam kënaqësinë e veçantë që sot t’ua prezantoj ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, z. Jeff Hovenier. Në një kohë shumë të rëndësishme për të dy vendet tona, si në rrafshin individual, e po ashtu në rrafshin bilateral, është kënaqësi ta mirëpres sot në Prishtinë një person si ambasadori Hovenier, i cili është shumë i afërt me Republikën e Kosovës sepse ka shërbyer këtu më herët dhe i kupton shumë mirë dinamikat në vendin tonë”,– tha Osmani.
Rruga Press