Lajme

Presidentja Osmani: Ka zyrtarë në BE që nuk e duan sundimin e ligjit në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani edhe një herë ka folur për mospajtimet e saj me konstatimet e Raportit të Progresit për procesin e vettingut.

Osmani në Kanal 10 ka thënë se brenda BE-së ka zyrtarë të cilët nuk kanë interes që Kosova të shënojë sukses në sundimin e ligjit.

“Unë qëndroj prapa deklaratave që i kam dhënë. Ajo që është më shqetësuesja për Kosovën që ka tendenca nga zyrtarë të caktuar të BE-së që ta ndalin vettingun si procesin më kyç e më të rëndësishëm për të sjellë sundim të ligjit në këtë vend. Është shqetësuese që ata zyrtarë, që nuk janë në numër të madh kanë arritur që për fat të keq tendencën e tyre për ta ndalur vettingun kanë arritur që ta fusin në raportin final për vendin.”, tha Osmani.

Lexo më shumë  26 ton misër nga Serbia me përmbajtje mbi normë të alfatoksinës B1, AKU në Shkodër kallëzon penalisht ‘Modi’ shpk

Ajo u shpreh se ka zyrtarë të BE-së që nuk e duan progresin në Kosovë.

“Ka zyrtarë të caktuar të BE-së, sepse ta them qartë ne kemi komunikimq për këtë që nuk kanë ndonjë interes që Kosova të shënojë sukses në fushën e sundimit të ligjit sepse ashtu pengojnë financimit të projekteve procesin e liberalizimit të vizave dhe krijojnë arsye që ta bllokojnë Kosovën. Ka individ që nuk e dojnë progresin e Kosovës por ka miq të shumët që e mbështesin vettingun. Në raport thuheshin të pavërteta. E njoh mjaftueshëm BE-në si funksionon që nuk mund t’i anshkalosh përpjekjet për ta paraqitur gabim këtë proces të rëndësishëm”, tha ajo.

Lexo më shumë  Konjufca pret Ambasadorin gjerman Rudolph: Gjermania mbështet zhvillimin demokratik dhe perspektivën evropiane në Kosovë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *