Lajme

Presidentja Osmani: E vërteta për Reçakun është më e fuqishme se çfarëdo propagande

Presidentja Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Brendshëm serb, Aleksandar Vulin, i cili e quajti Masakrën e Reçaut një gënjeshtër të madhe.

Presidentja Osmani deklaron se përpjekjet e tilla janë vazhdimësi e mendësisë së regjimit të Millosheviçit, nga e cila nuk po arrin të shkëputet Vulin si një besnik i tij.

“Në Reçak ka ndodhur krim kundër njerëzimit. Ky fakt është i njohur dhe i dokumentuar botërisht. Tendencat e Vulinit tregojnë ambicien e Serbisë për ndryshimin e historisë. Përpjekjet e tilla janë vazhdimësi e mendësisë së regjimit të Millosheviçit, nga e cila nuk po arrin të shkëputet Vulini si një besnik i tij. Mohimi i fakteve të luftës nëpërmjet rehabilitimit të kriminelëve të luftës është krim i përsëritur”, thuhet në reagimin e Osmanit.

Lexo më shumë  Ushtarët italianë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufijve të Kosovës

Osmani ka theksuar se e vërteta e Reçakut është më e fuqishme se çfarëdo propagande e Vulinit dhe bashkëmendimtarëve të tij.

“Ata mund të bëjnë filma, por në Reçak e anekënd Kosovës ka ndodhur një realitet që ka treguar qëllimin e shtetit serb për shfarosjen e popullit shqiptar në Kosovë. Pikërisht shkaku i Reçakut dhe masakrave të tjera,  NATO ndërhyri ushtarakisht ndaj Serbisë dhe caqeve ushtarake të saj në Kosovë për ta ndalur mizorinë e një regjimi gjenocidal”, thekon presidentja Osmani.

Lexo më shumë  Kurti: Aty ku udhëheqin gratë, jeta është më e drejtë e më e mirë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *