Presidentja Osmani do të përfaqësojë Kosovën në Samitin Evropë Juglindore-Ukrainë
Dy vjet pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë, në Tiranë do të mbahet Samiti për Ukrainën, ku pritet të jetë i pranishëm edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore do të zhvillohet në datat 28 dhe 29 shkurt në Pallatin e Kongreseve, ku do të marrin pjesë 13 shtete të Evropës Juglindore të përfaqësuar në nivel kryeministrash.
E Kosovën do ta do ta përfaqësojë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur Bekim Kupina, këshilltar për Media.
Rruga Press