KryesoreLajme

Presidentja Osmani dhe kryeministri belg diskutojnë për rëndësinë e integrimit euroatlantik të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me kryeministrin belg Alexander de Croo. 

Sipas njoftimit të Presidencës në këtë takim është diskutuar për rëndësinë e integrimit euroatlantik të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Në njoftim thuhet se presidentja Osmani e ka falënderuar kryeministrin De Croo për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën.

Lexo më shumë  LVV pro, PDK kundër/ Komisioni për Legjislacion i miraton amandamentet e Osmanit

“Diskutuam rëndësinë e integrimit euroatlantik të Kosovës, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe angazhimin tonë të përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin midis dy shteteve tona”, citohet të ketë thënë Osmani.

Takimi është zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar, ku presidentja po e përfaqëson Kosovën në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Opozita nuk ishte e pranishme - Kryekuvendarja Haxhiu i kërkon Kushtetueses ta pezullojë afatin për zgjedhjen e presidentit