Lajme

Presidentja Osmani dhe ambasadori amerikan biseduan për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur në takim të rregullt ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, si dhe thellimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e sigurisë.

Sipas njoftimit nga Presidenca, presidentja Osmani diskutoi me ambasadorin Hovenier realizimin e projekteve zhvillimore ne fushën e energjetikës në Kosovë me mbështetje nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës.

Lexo më shumë  Dëshmitë e krimit: Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Me tej, presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier biseduan edhe për agjendën e takimeve ndërkombëtare te Presidentes në vende të ndryshme të botës. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *