KryesoreLajme

Presidentja Osmani dekoron Shaban Jasharin me titullin “Hero i Kosovës”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë dekorata presidenciale, për personalitete të shquara vendore dhe ndërkombëtare.

Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në një ceremoni të veçantë, Osmani ka ndarë dekoratën e parë për Shaban Jasharin, kryefamiljarin e familjes Jashari.

“Në 17-vjetorin e pavarësisë sonë, po i bëjmë bashkë historinë, sakrificën dhe krenarinë e këtij kombi në një akt solemn, dekorimin e atyre që e bënë Kosovën të lirë dhe shumë të tjerëve që edhe sot vazhdojnë të ndihmojnë ecjen tonë përpara. Në këtë ditë të shenjtë, në këtë moment solemn, ne nuk po përkujtojmë vetëm një datë, ne po nderojmë një epokë të lavdishme. 17 vjet liri, 17 vjet shtet, 17 vjet betejë për t’i treguar botës se Kosova është e përjetshme”, tha Osmani.

Lexo më shumë  Dalin pamjet e Erion Veliajt nga kafazi në gjykatë

Osmani tha se dekorimi i sotëm i familjes Jashari në tërësi vjen si një akt që synon ta plotësojë këtë mungesë historike, duke e njohur sakrificën e përbashkët të çdo anëtari të familjes që qëndroi dhe luftoi për lirinë e Kosovës.

“Me të drejtë, komandanti Adem Jashari, Hamza, e shumë të tjerë, janë nderuar me urdhrin “Hero i Kosovës”. E sot, titullin hero, do t`ia ndajmë Shaban Jasharit, kryefamiljarit të familjes Jashari. Por, deri më sot, familja Jashari si e tillë, si emblemë e lirisë dhe simbol i sakrificës sublime, nuk është dekoruar në tërësi për heroizmin, sakrificën dhe qëndresën e saj të pashembullt. Dekorimi i sotëm i familjes Jashari në tërësi vjen si një akt që synon ta plotësojë këtë mungesë historike, duke e njohur sakrificën e përbashkët të çdo anëtari të familjes që qëndroi dhe luftoi për lirinë e Kosovës”, tha Osmani.

Lexo më shumë  Shpërthimi i digës në Bunec/ KLSH: Nuk ka pasur asnjë kontroll që prej ndërtimit

Presidentja Osmani theksoi se ky është një moment i rëndësishëm për të riafirmuar se shteti i Kosovës nuk e harron sakrificën më sublime të historisë sonë moderne, por e nderon atë në mënyrë të merituar dhe të plotë.

YouTube player