KryesoreLajme

Presidentja Osmani bisedon me homologun gjerman për Këshillin e Evropës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, për të diskutuar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës. 

Osmani ka thënë se gjatë bisedës të martën ka cekur rëndësinë për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion. 

Lexo më shumë  Ushtarët e FSK-së trajnohen për përdorimin e Granatahedhësit MK-19

“Dje, kam biseduar me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, për të diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. E kam cekur rëndësinë kritike për përfundimin e suksesshëm të këtij procesi, për të siguruar që gjithë qytetarët tanë të përfitojnë sa më shpejt të jetë e mundur nga instrumentet e Këshillit. Anëtarësimi ynë nuk do të ishte fitore vetëm për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe fitore për kontinentin tonë dhe vlerat mbi të cilat qëndron fuqishëm”, ka shkruar Osmani në platformën “X”. 

Rruga Press

Lexo më shumë  Aksion antidrogë në Mitrovicë, sekuestrohen sasi të kokainës dhe marihuanës
YouTube player