Bota

Presidentja e PE-së thirrje për veprim: Të heqim dorë nga qëndrimi gri që pëlqen Rusia, Ukraina përket në BE

Fushata ambicioze e Ukrainës për të hyrë në Bashkimin Europian ka fituar një aleat të rëndësishëm brenda Brukselit. Presidentja e Parlamentit Europian ka bërë thirrje që vendit t’i jepet zyrtarisht statusi i vendit kandidat.

Roberta Metsola e tha këtë në samitin për demokracinë, të mbajtur në Kopenhagen.

“Ukraina është tashmë pjesë e familjes tonë europiane. Por është koha e duhur që t’i jepet një mundësi e vërtetë për t’ju bashkuar projektit tonë europian. Kjo lidhet me shpresën. Është të njohësh koston e lartë që Ukraina është detyruar të paguajë. Ka të bëjë si me forcimin e Europës, ashtu edhe me forcimin e Ukrainës. Më lejoni të jem e qartë. Parlamenti Europian, që kam nderin dhe përgjegjësinë të drejtoj, mbështet përpjekjen e Ukrainës për marrjen e statusit të kandidatit”, u shpreh ajo.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Nga i njëjti event, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se vendi i tij ka më shumë nevojë për fjalë inkurajuese nga Europa.

“Duhet që më në fund të heqim këtë zonë gri që është kaq tërheqëse për Rusinë. Duhet të zhvendosemi nga fjalët se Ukraina është pjesë e familjes europiane, te veprimet. Në javët në vijim, Bashkimi Europian mund të bëjë një hap historik, që do të provojë se fjalët që populli ukrainas i përket familjes europiane, nuk janë boshe”, deklaroi Zelensky.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Në një gjest të paprecedent, Bashkimi Europian tashmë i ka hapur dyert miliona refugjatëve që i janë larguar luftës në Ukrainë. Edhe pse ky vendim u mor brenda disa ditëve, ai gjithsesi ishte një masë e përkohshme. Por procesi i anëtarësimit në BE të Ukrainës do të marrë së paku disa vite.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *