Presidentja e Parlamentit Europian: Pozicioni ynë është i qartë, ne jemi me Ukrainën
Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola shprehu të hënën mbështetjen e parlamentit të BE-sw për Ukrainën mes paralajmërimeve për një pushtim rus. Cnn shkruan se ajo kërkoi që kundërshtimi i Ukrainës duhet të përputhet me vendosmërinë dhe unitetin e vazhdueshëm evropian.
“Pozicioni i kësaj shtëpie është i qartë, ne jemi me Ukrainën. Ajo që ne po dëshmojmë është një kërcënim serioz për paqen në Evropë”,tha ajo.
Metsola kërkoi për një de-përshkallëzimin e tensionit aktual, por tha se Parlamenti Evropian është i gatshëm të mbështesë veprimin e shpejtë, të fuqishëm dhe konkret.
“Ne e bëjmë këtë në koordinim me institucionet e tjera evropiane dhe komunitetin ndërkombëtar nëse situata përkeqësohet,” shtoi ajo.
Rruga Press