Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon sekretarin e NATO-s

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, të cilat ndodhen në SHBA, kanë takuar sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stolenberg.

Lajmi është bërë i ditur nga presidenca me anë të një njoftimi ku thuhet se Osmani ka deklaruar se synim themelor i Kosovës mbetet anëtarësimi sa më i shpejtë në NATO.

Presidentja Osmani theksoi se synim themelor i Kosovës mbetet anëtarësimi sa më i shpejtë në NATO. Anëtarësimi është i rëndësishëm për ta siguruar paqen në rajon, por edhe për promovimin dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta. Gjatë takimit me të, presidentja Osmani theksoi përkushtimin e Kosovës për të hapur një kapitull të ri të bashkëpunimit me NATO-n, i cili nënkupton përfshirjen e Kosovës në Partneritetin për Paqe. Qëllimi ynë është të bëhemi pjesë e infrastrukturës globale të sigurisë, duke kontribuar për paqen”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Presidentja e informoi sekretarin Stoltenberg edhe për zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë. Ajo theksoi se Republika e Kosovës i ka zbatuar marrëveshjet e Brukselit për lirinë e lëvizjes dhe i dënoi kërcënimet dhe veprimet e Serbisë dhe të strukturave ilegale të saj në Kosovë. Gjitashtu tha se vendimi i Kosovës ishte në përputhje me orientimin gjeostrategjik dhe reflektim i vlerave të përbashkëta të të drejtave të njeriut.

Kosova, vazhdoi ajo, është e gatshme që edhe në të ardhmen të kontribuojë në misione të ngjashme humanitare, por edhe në ato të sigurisë

Osmani ka përmendur edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, për të cilën ka deklaruar se është e përgatitur me standardet e NATO-s dhe kjo gjë i mundëson Kosovës të bëhet forcë aktive në kuadrin e sigurisë rajonale dhe globale.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Ne jemi krenarë që ushtarët tanë po marrin pjesë së bashku me ushtarët e Forcave të Armatosura të SHBA-së në një mision të përbashkët ushtarak në Kuvajt. Ky mision, i pari i këtij lloji për Kosovën, është dëshmi e gatishmërisë sonë për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale” thuhet të ketë deklaruar Osmani.

Ndërkohë nga ana e tij, Stoltenberg e ka falënderuar Kosovën për strehimin e përkohshëm të refugjatëve afganë.

Sekretari i NATO–s, Jens Stoltenberg, e falënderoi Kosovën për strehimin e përkohshëm të refugjatëve afganë bashkëpunëtorë të NATO-s dhe e vlerësoi veprimin e saj si shembull të bashkëpunimit dhe të koordinimit me aleatët”, thuhet në njoftim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *