Bota

Presidentja e KE-së: Nëse të vaksinuarit kundër COVID në BE do të kishin marrë një dozë përforcuese, sot do ishin shmangur rreth 1 milion shtrime në spital

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka folur për situatën epidemiologjike dhe procesin e vaksinimit të të rriturve.

Në një video mesazh në ‘Twitter’ von der Leyen u shpreh se më shumë se gjysma e të rriturve në BE janë vaksinuar kundër COVID-19.

Më tej ajo tha se rreth 1 milion shtrime në spitalet në BE mund të ishin shmangur nëse të gjithë të vaksinuarit për COVID do të kishin marrë një dozë përforcuese.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

“Sot po arrijmë një moment historik në fushatat e vaksinimit. Më shumë se gjysma e të rriturve në BE kanë marrë nxitjen për Covid. 82% e të rriturve në BE janë vaksinuar. Ky është një lajm i mirë, por sigurisht që duhet të bëjmë më shumë. Ata që munden duhet të vaksinohen dhe të marrin dozën përforcuese. Mjekët dhe provat e kanë bërë shumë të qartë. Vaksinimet dhe përforcuesit ofrojnë mbrojtjen më të mirë kundër virusit dhe mutacioneve të tij, duke përfshirë Omicron. Të dhënat nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) tregojnë se dozat përforcuese mund të na mbajnë jashtë spitaleve. Nëse të gjithë ata që janë vaksinuar në BE do të kishin marrë një dozë përforcuese, ne mund të kishim shmangur rreth një milion shtrime në spitalet në BE . Pandemia nuk ka mbaruar dhe mutacioni i Omicron po përhapet me të vërtetë shpejt në shumë vende të BE-së. Le të mbrohemi,’ ka thënë më tej Von der Leyen.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Rruga Press

YouTube player