Presidentja e KE-së dënon sulmin në stacionin hekurudhor: Jam e tmerruar!
Presidentja e Komisionit Europian, Ursuala von der Leyen ka reaguar pas sulmit barbar në stacionin hekurudhor të Ukrainës, shkruan CNN.
Ajo e ka cilësuar sulmin të frikshëm duke thënë se është e tmerruar nga vrasja e civilëve.
“Sulmi me raketa në një stacionin hekurudhor që përdoret për evakuimin e civilëve në Ukrainë është i frikshëm. Dua t’i shpreh ngushëllimet e mia Presidentit Zelensky. Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për familjet e viktimave. Jam e tmerruar,” tha Von der Leyen.
Rruga Press