Bota

Presidentja e Gjeorgjisë thirret për dëshmi në hetimin për manipulimin e zgjedhjeve

Prokurorët gjeorgjianë e kanë thirrur presidenten e vendit, Salome Zurabishvili për të dëshmuar në lidhje me dyshimet për manipulime në zgjedhjet e 26 tetorit, të cilat i fitoi partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane.

Kjo thirrje vjen në kuadër të një hetimi që po zhvillohet mbi akuzat për shkelje të rënda gjatë procesit zgjedhor.

Lexo më shumë  Media gjermane: Berlini kërkon që ministrat e dyshuar jo vetëm të shkarkohen, por edhe të hetohen siç duhet! Kusht për hyrjen në BE

Presidentja Zurabishvili dhe opozita kanë insistuar se ka pasur shkelje të mëdha gjatë zgjedhjeve, duke e vënë në dyshim legjitimitetin e rezultatit.

Një ditë më parë, presidenti amerikan Joe Biden shprehu shqetësimin e tij për regresin demokratik në Gjeorgji, duke bërë thirrje për një hetim transparent mbi dyshimet për “vjedhje” votash.

Partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, shpalli fitoren me pothuajse 54% të votave, çka ka nxitur mijëra qytetarë të protestojnë kundër rezultatit, duke akuzuar partinë për manipulime të ngjashme me ato të stilit rus.

Lexo më shumë  “Ndoshta në prill-maj”: Gjenerali polak paralajmëron se Rusia mund të bëjë së shpejti një provokim kundër një vendi të NATO-s
YouTube player