KryesoreLajme

Presidentja: 2 Korriku i vitit 1990, dita kur u hodhën themelet e Republikës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se 2 Korriku i vitit 1990 është dita kur u hodhën themelet e Republikës

“Sot kujtojmë me krenari Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut, të shpallur nga 114 delegatë të Kuvendit të Kosovës para dyerve të këtij institucioni të mbyllura dhunshëm.

Osmani ka theksuar se me këtë akt historik, i cili i parapriu Kushtetutës së Kaçanikut më 7 shtator, gra e burra, sfiduan regjimin dhe i dhanë zë vullnetit të popullit për Kosovën Republikë, duke e hapur rrugën drejt pavarësisë dhe lirisë.

Lexo më shumë  Çanak: Serbia nuk ka potencial për të zhvilluar luftë ndaj Kosovës

“Kjo ditë guximi dhe vizioni mbetet themel i shtetësisë sonë. Nderim i përhershëm për delegatët e 2 Korrikut, trasuesit e ëndrrës për Kosovën e lirë dhe sovrane”, tha Osmani.

Rruga Press

YouTube player