Bota

Presidenti Xho Bajden do të niset drejt Afganistanit

Presidenti i SHBA, Joe Biden do të udhëtojë drejt Afganistanit.

Lajmi është bërë i ditur nga Këshilltari i Sigurimit Kombëtar Jake Sullivan.

Në një prononcim për rrjetin televiziv “ABC”, Jake Sullivan tha se presidenti tashmë është në kontakt aktiv me ekipin e Sigurisë Kombëtare për t’u nisur drejt Afgnistanit.

Afganistani ka rënë në duart e talebanëve pas një goditje “rrufe” dhe ndërsa njerëzit shikojnë të shokuar nga kaosi dhe dëshpërimi në aeroportin e Kabulit.

Lexo më shumë  Starmer: Putini do të ulet në tavolinën e negociatave herët a vonë

Fjala e fundit publike e Joe Biden ishte më 10 gusht , kur ai siguroi se “nuk pendohet” për vendimin e tij për të tërhequr trupat e fundit amerikane nga Afganistani deri më 31 gusht pas 20 vitesh konflikt.

Biden është përballur me kritika të ashpra se tërheqja e trupave amerikane ishte keqmenaxhuar, me Shtetet e Bashkuara që po garonin për të evakuuar ambasadën e saj vetëm një muaj pasi ai hodhi poshtë frikën se qeveria afgane do të shkatërrohej shpejt.

Lexo më shumë  BE: Importet bujqësore nga Rusia do t’i nënshtrohen tarifave të reja

Ai më pas njoftoi në një deklaratë me shkrim vendimin për të vendosur 6,000 trupa amerikane për të siguruar aeroportin e Kabulit dhe për të larguar 30,000 amerikanë dhe afganë që kishin punuar me Shtetet e Bashkuara.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *