Bota

Presidenti Trump: “Harku i Triumfit” që po ndërtojmë do të jetë më i bukur se ai francez

Pavarësisht akuzave se ai është i paaftë të adresojë krizën në rritje të kostos së jetesës, me kostot e sigurimeve shëndetësore që janë gati të rriten në mënyrë dramatike për mbi 20 milionë amerikanë, Donald Trump ka zbuluar se përparësia kryesore e politikës së brendshme të tij është ndërtimi i një harku triumfi në kryeqytet.

Lexo më shumë  "Turistët snajperistë" dhe “çetnikët e fundjavës” - kush ishin të huajt në rrethimin e Sarajevës?

“Po ndërtojmë një hark, si Harku i Triumfit në Francë. Po e ndërtojmë pranë Urës së Arlingtonit, në Varrezat e Arlingtonit, përballë Memorialit të Linkolnit… dhe është diçka vërtet e veçantë’’, theksoi Trumpi.

Do të jetë si ai në Paris,” siguroi Trumpi, duke iu referuar Harkut të Triumfit, të ndërtuar midis viteve 1806 dhe 1836 në Champs-Élysées në nder të atyre që vdiqën duke luftuar për Francën gjatë Luftërave Revolucionare Franceze dhe Luftërave Napoleonike.

“Por të them të drejtën harku i ri që do të ndërtojmë do të jetë më i mirë se ai i porositur nga Napoleon Bonaparti. E tejkalon atë. E tejkalon atë në çdo mënyrë,” siguroi ai.

Rruga Press

YouTube player