Lajme

Presidenti slloven Pahor sot viziton Kosovën

Presidenti i Sllovenisë, Pahor, sot viziton Kosovën. Ai do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, është njoftuar nga Zyra e Presidentit të Sllovenisë.

Gjatë vizitës në Kosovë, Pahor do të vizitojë edhe kontingjentin e Ushtrisë Sllovene që vepron në operacionin e KFOR-it.

Pahor të dielën ishte në Beograd ku ka zhvilluar takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Ai në Beograd tha se dialogu duhet vazhduar.

Lexo më shumë  Osmani: Është koha që Kosova ta ketë vendin e saj në NATO

Për vizitat e Pahorit është njoftuar nga Presidenca e Sllovenisë.

“Qëllimi i takimeve dhe bisedimeve me përfaqësuesit më të lartë të Serbisë dhe Kosovës është shkëmbimi i vlerësimeve dhe qëndrimeve për dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës, situatën në Ballkanin Perëndimor, perspektivën evropiane të tij dhe përgatitjen për Samitin e ardhshëm të Procesit Brdo-Brijun”, thuhet në njoftimin.

Takimi i Pahorit me Osmanin pritet të fillojë në ora 10:00, ndërsa me Kurtin në ora 11:20. Ai do të takohet me komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajari rreth orës 12:10.

Lexo më shumë  Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *