Presidenti serb Vuçiç: Do vijojmë të shesim armë për shtetet e tjera
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar të mërkurën se Beogradi do të vijojë tu shesë armë vendeve të tjera, pavarësisht nga rrëzimi i fundit i aeroplanit ukrainas në Greqi, i cili transportonte armë serbe për Bangladeshin.
Gjatë një turneu në ekspozimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake të Forcave të Armatosura Serbe nga industria ushtarake vendase, me Presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi, Vuçiç u tha gazetarëve se “nuk e kupton pyetjen se pse Serbia shet armë”.
“Ne po shesim që të kemi paga dhe pensione më të larta. Dhe ne do të vazhdojmë t’i shesim, në Bangladesh dhe Qipro, Togo dhe Senegal, kujtdo që është përdorues i autorizuar”, tha Vuçiç në Shtëpinë e Gardës në Topcider, ku zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë i prezantuan liderit egjiptian automjete të blinduara, raketa dhe armë të tjera.
Rruga Press