Bota

Presidenti polak ka një “propozim për rritje të shpenzimeve për mbrojtjen” për anëtarët e NATO-s

Presidenti i Polonisë do të propozojë gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara që anëtarët e NATO-s të shpenzojnë 3% të prodhimit të brendshëm bruto (GDP) për mbrojtjen, tha ai të hënën.

Pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022 e ka bërë mbrojtjen një prioritet kryesor për anëtarët e krahut lindor të NATO-s dhe Polonia po shpenzon rreth 4% të GDP-së për të rritur forcat e saj të armatosura këtë vit, shkruajnë mediat e huaja.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

“Dua të propozoj… që vendet e NATO-s të vendosin së bashku që kërkesa e aleancës do të jetë të shpenzojnë jo 2%, por 3% të GDP-së për mbrojtjen dhe se ky do të jetë një kufi nën të cilin absolutisht nuk rekomandohet të shkohet“, citohet të ketë thënë Andrzej Duda gjatë një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Polonisë.

Ai tha se përgjigja e NATO-s ndaj Rusisë pas shpërthimit të luftës në Ukrainë duhet të jetë “e qartë dhe e guximshme”.

Duda dhe kryeministri polak Donald Tusk do të vizitojnë Shtëpinë e Bardhë në Uashington të martën për të shënuar 25 vjetorin e anëtarësimit të Polonisë në NATO.

Rruga Press

YouTube player