Presidenti polak i bën thirrje SHBA-së që të vendosen armë bërthamore në Poloni
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të vendosin armë bërthamore në Poloni si pengesë për Rusinë.
Ai e parashtroi kërkesën e tij gjatë një interviste me “Financial Times”, duke përsëritur atë të vitit 2022 që i pati bërë administratës Biden, raportoi AP.
Këshilltari i Dudas, Wojciech Kolarski, ka theksuar se mbrojtja bërthamore do ta përmirësonte sigurinë për Poloninë, anëtare e NATO-s që ndan kufirin me Ukrainën, Bjellorusinë dhe territorin rus të Kaliningradit.
Kryeministri polak, Donald Tusk, ka thënë javën e kaluar se Polonia ishte në bisedime me Francën për propozimin e presidentit francez për të përdorur parandalimin bërthamor të Francës për të mbrojtur kontinentin nga Rusia.
Franca është e vetmja fuqi bërthamore në Bashkimin Evropian.
Rruga Press