Bota

Presidenti Macron nën hetim nga prokuroria franceze

Presidenti francez Emmanuel Macron është nën hetim për akuzat e “favorizimit” dhe “financimit të paligjshëm të fushatës zgjedhore të 2017”. Lajmin e bujshëm e ka dhënë e përditshmja franceze “Le Parisien”. Hetimet po ndiqen nga prokurori kombëtar financiar dhe fokusohen në lidhjet midis kreut të Elizesë dhe firmës konsulente “McKinsey”.

“Le Parisien” flet për financime të dyshuara të paligjshme në fushatat presidenciale që e çuan atë në Elysee në 2017 dhe 2022. Macron akuzohet edhe për atribuimin e disa kontratave publike ndaj së njëjtës kompani.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Në një njoftim të bërë, Prokuroria Kombëtare Financiare Franceze (Pnf) nuk e përmend emrin e Macron, por thotë se ka hapur dy dosje gjyqësore në fund të tetorit në lidhje me “kushtet e ndërhyrjes së zyrave të konsulencës në fushatat elektorale franceze të 2017 dhe 2022” si dhe për dyshimet e lidhura me të për “favorizim”. Njoftimi u publikua nga zyrat e prokurorit publik, Jean-François Bohnert.

Gjatë fushatës presidenciale të vitit 2022, kritikat ndaj Macron u shumëfishuan. Veçanërisht në lidhje me kontratat e lidhura në 5 vitet e fundit midis shtetit dhe kompanive private të konsulencës, siç është amerikania “McKinsey”.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Më 17 mars, Senati zbuloi një prokurim shtetëror për këtë firmë private konsulence që ishte dyfishuar nga viti 2018 deri në 2021. Prokurimi arriti një rekord prej më shumë se 1 miliard dollarë në 2021. “McKinsey” ishte firma private e konsulencës më e kërkuar nga autoritetet franceze gjatë pandemisë. Raporti i senatorëve ka ngritur kritika të ashpra për përdorimin e fondeve publike. Opozita ka kërkuar një hetim për çdo favorizim ndaj shumëkombëshes amerikane.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *